| Laver Zenelaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Laver Zenelaku |
| Atësia: | Mehmet |
| Vendlindja: | Bilisht |
| Vendbanimi: | Tirane4 |
| Datëlindja: | 5/11/1926 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.4 |
| Data e Vendimit: | 6/1/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Korçë |
Në Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, figuron me mbiemrin Zenelani.
Lindi në Ponçarë të Bilishtit, më 5 nëntor 1926. Me vendim nr. 4, datë 6 janar
1951, Gjykata Ushtarake Territoriale Korçë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup të organizuar» dhe e dënoi me 5 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtave
elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 306.
Burimi: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist IX x-z, ISKK
