| Lalo Shakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lalo Shakaj |
| Atësia: | Njazi |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 16/3/1948 |
Lalo Shakaj, lindur Kurti, ishte ende fëmijë kur përjetoi dënimin me burg të të atit, Njazi Kurtit. Kur ishte duke dhënë provimet e maturës, familjen e saj e nxorën nga shtëpia dhe e internuan. Pas martesës me Namik Shakaj, jetoi në lagjen Muradie në Vlorë.
Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi IX, Intervistoi Juliana Uznova Kurti, ISKK, Tiranë 2023
