| Lala Likaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lala Likaj |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 2/3/1946 |
| Fundi i Internimit: | 6/7/1960 |
| Akuza: | "Motive politike" |
U internua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Vlorë në Valias të Tiranës, prej 2 marsit të vitit 1946 deri më 6 korrik 1960.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 42, FL. 94-95
