| Lake Meljani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lake Meljani |
| Vendlindja: | Tepelenë |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 2/1/1945 |
| Fundi i Internimit: | 5/5/1952 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vititn 1900. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 3, datë 17 janar 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Lushnjës në rrethin e Tepelenës dhe të Krujës, prej datës 2 prill të vitit 1945 deri më 5 maj të vitit 1952.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 270
