| Kudret Kokoshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kudret Kokoshi |
| Atësia: | Hasan |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 18/9/1908 |
| Profesioni: | Jurist, Poet, Përkthyes |
| Datë Vdekja: | 26/4/1991 |
| Vënd Vdekja: | Vlorë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/6/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Data e Lirimit: | 25/12/1964 |
Jurist, poet dhe përkthyes. Lindi më 1908, në Vlorë. I diplomuar për drejtësi në Itali. Punoi në Vlorë dhe Kosovë. Veprimtaria e tij patriotike dhe antifashiste ra në sy të gjermanëve. U arrestua nga Gestapoja dhe u internua fillimit në Prishtinë dhe më pas në kampin shfarosës Mathauzen. U lirua në dhjetor 1944 dhe pasi kurohet në Austri, rikthehet në atdhe.
Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi "si armik i popullit dhe pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar", me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale. Më pas dënimi iu kthye në 25 vjet. E kreu dënimin në burgun e Burrelit dhe u lirua më 25 dhjetor 1964, pas plot 19 vjetëve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 264
