| Kristo Nini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kristo Nini |
| Atësia: | Andrea |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Tiranë, Fier |
| Datëlindja: | 1928 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1951 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1928, në Përmet. U internua dhe dëbua familjarisht për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit, nga Përmeti në Shtyllas dhe Levan të Fierit, prej vitit 1951 deri më 31 dhjetor 1958 (internim) dhe prej 1 janarit të vitit 1959 deri më 30 shtator 1991 (dëbim).
Internimi erdhi si pasojë e arratisjes së një prej vëllezërve në Greqi.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 116.
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
