| Kristo Kirka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kristo Kirka |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1883 |
| Datë Vdekja: | 28/04/1955 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1940 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 12/05/1946 |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 17/12/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Politikan, diplomat, aktivist dhe patriot shqiptar.Lindi më 1883, në Korçë. Arsimimin e filloi në shkollat e para shqipe, ku pati si mësues e drejtor Petro Nini Luarasin dhe Nuçi Naçin. Më 1904 u emigroi në SHBA. U aktivizua në shoqatën “Besa-Besën” dhe më vonë u bë kryetar i saj. Drejtoi gazetën Dielli dhe ishte kryetar i Vatrës, dega e Bostonit. Më 1913, u kthye në Shqipëri. Një vit më vonë iu bashkua çetës së Themistokli Gëmenjit. Më 1915 emigroi sërish në SHBA. U zgjodh zv/kryetar i Vatrës. Më 1921 u zgjodh deputet në parlamentin e Shqipërisë. Më 1924 u kthye sërish në SHBA, dhe 1295-29 shërbeu si kryetar i Vatrës. Më 1935 u kthye në Shqipëri, bashkë me familjen. U emërua zv/prefekt në Himarë. Më 1940, kur grekët hynë në Korçë, ai ishte nga të parët që u arrestua dhe u burgos në afërsi të Ahtinës. U lirua me pushtimin gjerman të Greqisë. Pas kthimit në Shqipëri u rreshtua me Ballin Kombëtar. me ardhjen e komunistëve në pushtet, u arrestua më 12 maj 1946. Më 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "krime gjatë luftës Nacional Çlirimtare me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e së drejtës elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Vdiq në burg më 28 prill 1955.
