| Kostandin Kote | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kostandin Kote |
| Vendlindja: | Përmet |
| Datëlindja: | 1896 |
| Akuza: | "Kriminel lufte" |
| Gjykata: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Veprimtar politik, Ministër i Ekonomisë 1942.U lind në Përmet, në vitin 1896. Kreu studimet për Shkenca Politike-Ekonomike në Romë. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes më 1920. Në 1942 u zgjodh Ministër i Ekonomisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi "kriminel lufte" dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 331
