| Kolec Mirash Traboini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kolec Mirash Traboini |
| Atësia: | Mirash |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 15/3/1945 |
| Profesioni: | Rrobaqepës |
Kolec Traboini ose Kolec Mirashi u lind në Shkodër më 15 mars 1939. Në familje, ishin tetë vëllezër dhe një motër. Pas arratisjes së të vëllait, Gacit, në vitin 1956, familja u përball me persekutimin komunist. Në periudha të ndryshme, u burgosën i ati dhe disa nga vëllezërit, përfshirë Kolecin. Disa prej vëllezërve edhe u riburgosën. Madje edhe nipat e familjes provuan burgun komunist. Siç ka shkruar në librin e tij, "Saga e familjes Traboini në regjimin komunist", familja e tyre vuajti 120 vite burg.
Koleci u arrestua më 28 janar 1970. Gjyqi u zhvillua në 3 qershor të atij viti në Fushë-Arrëz, ku gjoja e kishte zhvilluar "aktivitetin" gjatë kohës që punonte si rrobaqepës. U dënua me 6 vjet heqje lirie për "agjitacion dhe propagandë". E vuajti dënimin në burgun e Spaçit.
Mori pjesë aktive në revoltat popullore në Shkodër për rrëzimin e diktaturës.
Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1997, shkoi në Bruksel, në kërkim të vëllait, Gacit, duke vënë kështu në vend amanetin e nënës. Atje mësoi se Gaci ishte vrarë në vitin 1968. Gjeti gjithashtu vendin ku ai prehej, por nuk iu lejua që t'ia sillte eshtrat në Shqipëri.
Që nga ajo kohë jeton në Bruksel.
Fotoja i përket vitit 1970, pak kohë para arrestimit.
