Kolë Verri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kolë Verri |
Atësia: | Marash |
Vendlindja: | Plan, Dukagjin |
Datëlindja: | 21/9/1932 |
U lind në Plan, më 21 shtator 1932. Kur ishte fëmijë, në shtëpinë e tij, u strehua për disa muaj Patër Anton Harapi gjatë kohës që ishte në arrati. Pas arrestimit të Harapit, u arrestuan edhe nëna e Kolës, 3 vëllezër dhe motra e tij. Atë e morën në kujdes të afërmit dhe të njohurit, pasi edhe kullën ua plaçkitën dhe ua dogjën.
Më 31 korrik 1953, Kolën e arrestuan. Me vendim nr. 174, datë 19 nëntor 1953, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 189, datë 17 korrik 1954, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor» me qëllim arratisjen në një shtet armik dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Ishte rasti i të burgosurve të Kampit nr. 4 në Tiranë që u akuzuan për hapjen e një tuneli në mjediset ku vuanin dënimin, me qëllim për t'u arratisur.
U arrestua për herë të parë më 31 korrik 1953 dhe u lirua më 8 janar 1972.