Kodhel Muhaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kodhel Muhaj |
Atësia: | Hamit |
Vendlindja: | Peshtan, Bregas, Fier |
Datëlindja: | 11/4/1917 |
Datë Vdekja: | 1950 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Vendimi: | Nr. 133 |
Kodhel Hamit Muhaj që figuron edhe si Kodhel Hamiti u lind më 11.04.1917 në fshatin Peshtan, Bregas, Fier. Më 26 gusht 1950, me vendim nr. 133, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «arratisje dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim.
Eshtrat e tij janë gjetur nga familja në vitin 1992 dhe janë varrosur në varrezat e Fierit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 134.