Lindi më 15 maj të 1889 në Leusë të Përmetit, vëllai i Akile Tasit. Ligjvënës dhe ministër. 

U zgjodh deputet i Prefekturës së Gjirokastrës nga 21 prill 1921 deri më 30 shtator 1923. Më 1921 u emërua nënministër i Punëve të Brendshme, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Punëve Botore.

Përkrahu Lëvizjen e Qershorit më 1924 në Përmet. Emërohet prefekt i qeverisë Noli në Gjirokastër. Me Triumfin e Legalitetit emigroi në Greqi deri më 1941. Atje shkroi teoritë e tij për "shoqëritë e krishtera".

Më 1942-44 inspektor i përgjithshëm i Kryeministrisë në Shqipëri. Më 1944 kryesoi Komisionin e Dëmeve që do të mund të shkaktoheshin nga ushtria gjermane. Arrestohet nga komunistët më 17 nëntor 1944. Më 13 prill 1945 dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë.

Në tetor të 1964 doli nga burgu dhe u vendos në Shkodër.

Ndërroi jetë më 15 maj 1966.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Uran Kostreci: Dëshmoj jetën e vështirë në qelitë e Burrelit

“Në dhomën ku më caktuan mua, rrinin 33 vetë. Dhoma kishte përmasat 8m e gjysmë Lexo më shumë