| Koço Plasoti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Koço Plasoti |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Profesioni: | Tenor |
U lind më 1923, në Korçë. Më 3 gusht 1946, me vendim nr. 198, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me burg. Një pjesë të dënimit, e kreu në kampin e Vlashukut, ku të burgosurit politikë bënin punë të detyruar në hapje kanalesh.
Ishte tenor dhe bashkë me dënimin iu hoq e drejta e interpretimit. Pas daljes nga burgu, u internua bashkë me nënën Sofije, bashkëshorten Evgjeni dhe vëllanë Llambi Plasoti në Savër të Lushnjës.
