| Koço Plaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Koço Plaku |
| Atësia: | Josif |
| Vendlindja: | Hoçisht, Korçë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1929 |
| Profesioni: | Inxhinier nafte |
| Datë Vdekja: | 29/6/1976 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi ndaj inxhinierëve të naftës |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 29/6/1976 |
| Vendi Ekzekutimit: | Tiranë |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Gjykata e Lartë |
Lindi në vitin 1929, në fshatin Hoçisht të Rrethit Korçë. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U arrestua më datën 25 mars 1975. Me vendim nr. 13, datë 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, sabotim, agjitacion e propagandë», dhe për këtë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskim të pasurisë së tij, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të drejtave për mbajtjen e dekoratave.
Burimi: Arkivi i gjykatës dhe Ministrisë së Brendshme.
