Ish-partizan, oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, nëngjyqtar, student i regjisë, dramaturg, poet e romancier shqiptar me origjinë turke. Një ndër themeluesit e Drejtorisë së Mbrotjes së Popullit, paraardhësja e Sigurimit famëkeq.

I lindur në Berat, në një familje me origjinë të largët turke, Trebeshina kreu shkollimin fillor në vendlindje kurse të mesmin në Elbasan. Më pas iu bashkua partizanëve dhe mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas mbarimit të luftës Enver Hoxha e gradoi Kapiten i Parë, krahas emrave si Kadri Hazbiu. Shërbeu si oficer i Sigurimit gjatë kohës sa drejtohej nga Koçi Xoxe dhe Nesti Kerenxhi, më pas shërbeu si ndihmësgjyqtar i Bilbil Klosit. Studoi teatër në Bashkimin Sovjetik, por i ndërpreu studimet dhe u kthye në Tiranë ku një kohë punoi si aktor.

Botimi i tij i parë ishte drama historike "Kruja e çliruar" më 1953. Po atë vit ishte një ndër të parët në Shqipëri dhe në botë që shkroi poezi për vdekjen e Stalinit. Një vit më vonë përjashtohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe dënohet me 3 vjet burg, por lirohet pas vetëm 11 muajsh. Në vitet 1955-1962 nuk pranoi asnjë punë, veprim që u tolerua nga autoritetet komuniste. Në vitin 1962 u dënua me 5 vjet internim por as këtë nuk e bëri të plotë,

Botoi pak vepra gjatë regjimit komunist. Shumicën e tyre e publikoi pas vitit 1990.

Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.