Pjesëtar i grupit të Ballit Kombëtar për zonën e Qarrishtës së Librazhdit, grup që drejtohej nga i vëllai Jemin Biçaku. I bënë rezistencë hyrjes së brigadave partizane në Qarrishtë në qershor 1944, pa arritur t'i ndalnin. Ato dogjën 20 shtëpi në fshat përfshirë dhe kullën e Biçakçinjve.
E kaluan dimrin në arrati dhe u dorëzua bashkë me djalin e Jeminit, Nexhipin në pranverë të vitit 1945.
U dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Kapo Biçaku u lirua pas 7 vitesh, ndërsa nipi i tij nuk mundi të dalë gjallë nga burgu.
I vëllai Jemini, i dorëzuar më vonë, në vjeshtë 1945, u dënua me 15 vjet burg dhe u lirua pas 8 vitesh për shkak të moshës së shtyrë.
Burimi: Familja
