U lind në vitin 1920 në Oblikë të Sipërme. U arrestua më 23.10.1946 për përfshirjen në kryengritjen e Postribës. U gjykua në një grup të përbërë prej 8 vetash, në një nga proceset e tjera që u zhvilluan për këtë ngjarje, veç të parit. Kishte një vëlla të ekzekutuar, Caf Metin.

Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947 e dënoi me 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.