Kadri Hoxha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kadri Hoxha |
Vendlindja: | Elbasan |
Datëlindja: | 1913 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Krimin e lehtësimit të marrjes së dokumenteve sekrete nga të huajt", "dëmtim të pasurisë shtetërore" |
Dënimi: | 4 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 177 |
Data e Vendimit: | 13/10/1949 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Agjitacionit e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 98 |
Data e Vendimit: | 25/8/1971 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Vlorës |
Njihet si kriminel lufte i ndëshkuar më pas nga komunistët.
Lindi në 1913, në Elbasan. Më 13 tetor 1949, me vendim nr. 177, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e dënoi për "krimin e lehtësimit të marrjes së dokumenteve sekrete nga të huajt" dhe "dëmtim të pasurisë shtetërore", me 4 vjet burg dhe heqje e gradës. Më 25 gusht 1971, me vendim nr. 98, Gjykata e Rrethit të Vlorës e dënoi për «agjitacionit e propagandë kundër pushtetit popullor» me 8 vjet burg.
Ka qenë komandant i Ushtrisë Nacionale të Elbasanit, drejtues i grupit të partizanëve që shkaktuan masakrën e nëntorit 1943, ku në Fushë Gurrë u vranë 111 burra italianë të komandës së kolonel Gamucci-t, që, pas nënshkrimit të armëpushimit me Forcat Aleate, po tërhiqeshin nga Shqipëria duke u larguar drejt Bullgarisë. Burgosja e tij pas Çlirimit është parë si masë e komunistëve për të larguar nga skena autorin dhe dëshmitarin e krimit të organizuar prej tyre.