| Jorgji Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jorgji Mema |
| Vendlindja: | Dhivër, Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1913 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 17/5/1973 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 65 |
| Data e Vendimit: | 21/7/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Sarandës |
| Data e Lirimit: | 1983 |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1540 |
| Data e Vendimit: | 10/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi në Dhivër të Vlorës, në vitin 1913. U arrestua më 17 maj 1973. Me vendim nr. 65, datë 21 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 1540, në tetor të vitit 1973, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin e mëpsipërm dhe e dënoi përfundimisht me 6 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 276
