| Jemin Biçaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jemin Biçaku |
| Atësia: | Veli |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 4/5/1873 |
| Datë Vdekja: | 5/9/1954 |
Udhëheqës i Ballit Kombëtar për zonën e Qarrishtës, që i bëri rezistencë hyrjes së partizanëve në zonë, gjatë qershorit 1944, bashkë me grupin e tij, ku merrnin pjesë i biri, Nexhipi dhe i vëllai, Kapo.
Me të hyrë në fshat, partizanët dogjën 20 shtëpi, përfshirë kullën e Biçakçinjve. U dorëzua vetëm në vjeshtën e vitit 1945, pasi i vëllai dhe i biri ishin dorëzuar në pranverë të atij viti.
Ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg. Familjes iu sekuestrua e gjithë pasuria.
U lirua pas tetë vitesh, më 1953, për shkak të moshës së shtyrë.
Ndërkohë i biri, Nexhipi kishte ndërruar jetë në burg, çfarë Jemin Biçaku e mësoi pasi doli nga burgu duke u hidhëruar shumë. U nda nga jeta një vit më vonë, në 1954-ën.
Burimi: Familja
