| Javer Hurshiti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Javer Hurshiti |
| Atësia: | Shahin |
| Vendlindja: | Afkazi, Kaukaz |
| Datëlindja: | 1880 |
| Profesioni: | Ushtarak, Politikan |
| Datë Vdekja: | 4/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi Special, 17 të pushkatuar, 60 të dënuar me burgim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjykata: | Gjykata Speciale |
| Data Ekzekutimit: | 4/1945 |
Politikan. Lindi në 1880 ose 1883, në Afkazi, Kaukaz. U diplomua në Stamboll. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Gjatë Luftës I Botërore, u internua në Korfuz, Greqi. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në Luftën e Vlorës, 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925, ministër i Kulturës dhe zv/ministër i Drejtësisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e dënoi si «kriminel lufte», me vdekje, pushkatim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 360
