| Izet Koçibelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Izet Koçibelli |
| Vendlindja: | Plasë, Korçë |
| Datëlindja: | 1897 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1949 |
| Akuza: | "Sabotim ekonomik, për t’i shmangur tatim fitimeve ka fshehur 20 dynym tokë", |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 579 |
| Data e Vendimit: | 19/7/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Korçë |
Lindi më 1897, në Plasë, Korçë. Më 1949, u arrestua "për tregti të ndaluar" dhe u dënua me 2000 lekë gjobë. Pak muaj më vonë u arrestua përsëri dhe më 19 korrik 1950, me vendim nr. 579, Gjykata Korçë e dënoi "për sabotim ekonomik, për t’i shmangur tatim fitimeve ka fshehur 20 dynym tokë", me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 237
