E bija e ushtarakut, kapiten Gjelosh Lulit. Pasi i ati doli në arrati, si kundërshtar i regjimit komunist, familjen e tij, bashkëshorten Elena dhe vajzat e mitura Klara dhe Izabela, i internuan. Sipas dëshmisë së saj në media, ato u nxorën nga shtëpia në Shkodër në janar 1945 dhe u dërguan në vendin e quajtur 4 Rrugët e Shijakut. Më pas, u internuan në Kalanë e Beratit dhe Kuçovë. U kthyen në Shkodër vetëm pas ndarjes nga jeta të Gjelosh Lulit.

Në internet, gjendet informacion zyrtar vetëm për motrën e saj, Klara Luli, po informacioni vlen edhe për Izabelën sepse motrat kanë qenë bashkë gjatë periudhës së internimit. Sipas AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 15-16 Klara Lulit i është njohur koha e internimit nga Shkodra në Berat, Tiranë e Durrës, prej 1 marsit të vitit 1945 deri më 20 dhjetor 1948,

Burimi: Intervistë e Izabela Luli Marit dhënë Dashnor Kaloçit, publikuar nga Gazeta Shqiptare dhe ribotuar në https://shkoder.net/gjelosh_luli/; https://wiki.shqipopedia.org/luli-klara
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.