U lind në Qarr, Krumë të Hasit. Në vitin 1951, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi me 12 vjet me akuzën për krime kundër popullit dhe shtetit dhe 8 vjet për tentativë arratisjeje, gjithsej 20 vjet privim lirie, heqje të të drejtave elektorale për 20 vjet dhe konfiskim të pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Një pjesë të dënimit e ka kryer në kampin e Maliqit ku punonin për tharjen e kënetës. Ka vuajtur gjithashtu në burgun e Burrelit bashkë me shokët e tij të ngushtë: Tomor Dostin nga Gjirokastra, Xhevdet Kapshticën dhe Sezai Garon nga Korça, klerikun Pjetër Meshkalla etj.. U lirua në vitin 1963.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.