| Isuf Rrushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isuf Rrushi |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Qarr, Krumë, Has |
| Datëlindja: | 2/3/1930 |
| Datë Vdekja: | 4/2006 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 27/3/1951 |
| Akuza: | Faje penale kundra popullit dhe shtetit dhe tentativë arratisjeje |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.57 |
| Data e Vendimit: | 27/8/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 23/1/1963 |
U lind në Qarr, Krumë të Hasit. Në vitin 1951, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi me 12 vjet me akuzën për krime kundër popullit dhe shtetit dhe 8 vjet për tentativë arratisjeje, gjithsej 20 vjet privim lirie, heqje të të drejtave elektorale për 20 vjet dhe konfiskim të pasurisë së tundshme dhe të patundshme. Një pjesë të dënimit e ka kryer në kampin e Maliqit ku punonin për tharjen e kënetës. Ka vuajtur gjithashtu në burgun e Burrelit bashkë me shokët e tij të ngushtë: Tomor Dostin nga Gjirokastra, Xhevdet Kapshticën dhe Sezai Garon nga Korça, klerikun Pjetër Meshkalla etj.. U lirua në vitin 1963.
