Isuf Margaritari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Isuf Margaritari |
Atësia: | Bajram |
Vendlindja: | Margëlliç Fier |
Vendbanimi: | Fier |
Datëlindja: | 1/1/1917 |
Datë Vdekja: | 1945 |
Vënd Vdekja: | Fier |
Lindi më 1 janar 1917, në Margëlliç të Fierit. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë oficer dhe komandant i fuqive të armatosura të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë në të gjitha operacionet Mallakastër-Myzeqe etj." dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Këtë vendim la në fuqi edhe Gjykata e Lartë Ushtarake, më 10 nëntor 1945 (vendim nr. 208). U ekzekutua atë vit.