| Isuf Kamberi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isuf Kamberi |
| Vendlindja: | Kashar, Tiranë |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/01/1951 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në grup kundër-revolucionar" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 227 |
| Data e Vendimit: | 23/05/1952 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
| Data e Lirimit: | 11/10/1961 |
Lindi në vitin 1918, në fshatin Kashar të Tiranës. U ndalua më 30 janar 1951, dhe më 23 maj 1952, me vendim nr. 227, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup kundër-revolucionar" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe të materialit të kapur, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua më 11 tetor të vitit 1961.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 145
