| Ismail Milloshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ismail Milloshi |
| Atësia: | Hysen |
| Vendlindja: | Burrel |
| Vendbanimi: | Burrel |
| Datëlindja: | 1920 |
| Vënd Vdekja: | Macukull , Mat |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 30/7/1944 |
| Vendi Ekzekutimit: | Macukull , Mat |
Lindi më 1920, në Burrel. Më 6 nëntor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 30 korrik të vitit 1944, në fshatin Macukull të Matit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 348
