| Ismail Kasa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ismail Kasa |
| Atësia: | Isuf |
| Vendlindja: | Gurëshpat, Librazhd |
| Vendbanimi: | Librazhd |
| Datëlindja: | 1913 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/05/1949 |
| Fundi i Internimit: | 29/11/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Lloji i Kampit: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1949 ne vitin 1953 |
Lindi më 1913, në Gurëshpat, Librazhd. Është internuar "për motive politike". Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Librazhdi në Tepelenë, prej 5 maj 1949 deri më 29 nëntor 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 180
Ismaili bënte pjesë në një familje pro Ballit Kombëtar, vëllai i tij, Rexhepi u arratis dhe më pas u vra nga Sigurimi. Për këtë arsye e gjithë familja, edhe Ismaili që në atë kohë ishte i martuar, me fëmijë, u internuan.
