Ismail Kapllani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ismail Kapllani |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 1941 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/4/1966 |
Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut" |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi në vitin 1941, në Shkodër. U arrestua më 6.4.1966 së bashku me disa shtetas duke u akuzuar për "tradhti ndaj atdheut". Më 9 gusht 1966, me vendim nr. 81, Gjykata Ushtarake e Tiranëse deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje pushkatim së bashku me Zyber Alimehmetin. U la në fuqi me vendimin nr.59, datë 23.8.1966 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Me dekretin nr.4180, datë 4.10.1966 Presidiumi i Kuvendit Popullor u fali jetën, duke ia kthyer dënimin me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 155