Ismail Farka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ismail Farka |
Atësia: | Abedin |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 1933 |
Profesioni: | Inxhinier |
Datë Vdekja: | 14/1/2017 |
Vënd Vdekja: | Los Anxhelos |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 13/11/1980 |
Akuza: | Agjitacion e propagandë |
Dënimi: | 12 vjet heqje lirie Burg |
Vendimi: | Nr. 55 |
Data e Vendimit: | 13/11/1980 |
Gjykata: | Gjykatëa e Rrethit Mirditë |
Internimi | |
Vendi i internimit: | Kampi i Lushnjes për - nga viti 1800 ne vitin 1801 |
U arrestua për agjitacion e propagandë me 15 tetor 1975 dhe vuajti 12 vjet burg. “Nga tunelet e piritit në dritën e pasosur”. Kështu mund të quhej rrugëtimi jetësor i inxhinierit Ismail Farka, që e lidhi jetën me projektet dhe novacionet në industrinë e drurit…
Ismail Abedin Farka lindi më 1933 në një familje bujare në Tiranë. Ai kreu ciklin e shkollor në vendlindje ndërsa fitoi në vitin 1951 një bursë për të kryer studimet e larta në BS. U diplomua në Universitetin e Leningradit për Inxhinieri Pyjore më 1956.
Më 1956 inxhinier Farka kthehet në Shqipëri me besimin se do të kontribuonte në industrinë e drurit duke vijuar një karrierë në ngjitje.
Emërohet Kryeinxhinier në Kombinatin e Drurit Nako Spiru ku kreu një seri racionalizimesh. Laureat i Çmimit të Republikës, klasi i II-të, për veprat e krijuara gjatë viteve 1959-1961.
Kontribuoi si pedagog në Universitetin e Tiranës nga viti 1963, por karriera e tij u ndërpre mbas arrestimit më 15 tetor të vitit 1975.
Me vendim nr. 55 datë 13 11 1980 të Gjykatës së Rrethit Mirditë, është dënuar për agjitacion e propagandë simbas nenit 55/1 e 51/a të K.P. me 10 vjet heqje lirie, në bashkim dënimesh përfundimisht me 12 vjet kohë.
Në periudhën e vuajtjes së dënimit inxhinier Farka detyrohej të shërbente si drejtues teknik për shfrytëzimin minerar. Inxhinier Farka drejtoi punimet për përpunimin dhe ngritjen e armaturave të tuneleve në minierat e Spaçit dhe të Qafë Barit.
Vitet e fundit të dënimit në Minierën e Piritit të Spaçit inxhinieri u rëndua psikologjikisht dhe është mbajtur afër nga intelektualët e burgosur Maks Velo, Robert Vullkani, Visar Zhiti etj. U lirua në vitin 1986.
Me 1993 Ismaili emerohet Ambasador Fuqiplote në Pragë.
Pjesën tjetër të jetës e kaloi në SHBA, ku me 14 janar 2017 mbylli travajet e jetës nga minierat e regjimti komunist në qytetin e dritave në Los Anxhelos.
Në foto: Ismail Farka me ish të shoqen ruse Margerita, dhe te bijën Liliana. Pragë 1993
Pergatiti: Leka Ndoja