Ismail Dvorani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ismail Dvorani |
Atësia: | Hysen |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 13/4/1927 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armik i popullit" |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 19/9/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 9/1/1959 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi në Korçë, më 13 prill të vitit 1927. Më 19 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me tetë vjet heqje lirie si "armik të popullit". Më vonë dënimi iu zbrit në pesë vjet heqje lirie. Më 9 janar 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e ridënoi me dhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor". U arrestua sërish në vitin 1979, dhe më 14 qershor të po atij viti, Gjykata e Lartë e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për "agjitacion e propagandë".
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 397