Lindi në Tiranë, në vitin 1922. Kishte mbaruar Shkollën Teknike të Elbasanit. Ishte tregtar dhe kishte një djalë. U arrestua më 10 nëntor 1944. Me vendim nr. 105, datë 12 maj 1945 Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se ka «ka penguar luftën e popullit duke qenë anëtar i Organizatës Tradhëtare të Legalitetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar.

Më 27 prill 1949, me dekret Nr. 819, Presidiumi i Kuvendit Popullor i fali dënimin e mbetur. Në kohën e faljes së dënimit gjendej në burgun e Tiranës.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 305
Burimi: Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist IX; Gazeta Zyrtare, Nr. 40, 16 maj 1949, 2; Tomorr Aliko, Gjysmë shekulli në kthetrat e djallit (Tiranë: 2003), 58.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.