Islam Merdini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Islam Merdini |
Atësia: | Hamza |
Vendlindja: | Sohodoll, Dibër |
Vendbanimi: | Dibër |
Datëlindja: | 1875 |
Datë Vdekja: | 8/3/1946 |
Vënd Vdekja: | Sohodoll |
Ekzekutimi | |
Data Ekzekutimit: | 8/3/1946 |
Vendi Ekzekutimit: | Sohodoll |
Lindi më 1875, në Sohodoll të Dibrës. Më 11 dhjetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 8 mars të vitit 1946, në fshatin Sohodoll.
Sipas familjarëve, është marrë i gjallë nga kulla pasi ka bërë dy ditë rezistencë me forcat e regjimit komunist. Është dorëzuar sepse nuk ka dashur të lëndoheshin fëmijët dhe është ekzektuar në vendin e quajtur Kuben, vend i dendur me pisha, ku sipas familjarëve, të vjetrit thoshin se ishin bërë shumë ekzekutime nga regjimi komunist, pasi në periudha të ndryshme aty janë gjetur eshtra.
Sipas familjarëve, nga kulla janë marrë dhe Dalip Zuna e Osman Haraçiu, të cilët janë ekzekutuar po atë ditë. Nuk ka asnjë informacion ku janë eshtrat.