| Islam Domi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Islam Domi |
| Atësia: | Melaim |
| Vendlindja: | Kukës |
| Vendbanimi: | Kukës |
| Datëlindja: | 1917 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Dënimi: | 4 muaj Burg |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1917, në Kukës. Më 16 prill 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit vuajtjes së dënimit, për motive politike, prej 22 prill 1946 deri më 3 gusht 1946, me vendim të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës. Më 6 qershor 1947, me vendim nr. 67, Gjykata e Peshkopisë e dënoi "për krimin e shitjes së misrit pa denoncuar", me 1 muaj punë të detyruar.
Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2160
