Isahak Shahnaian | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Isahak Shahnaian |
Atësia: | Toros |
Vendlindja: | Durrës |
Datëlindja: | 1/11/1934 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tentativë arratisje, agjitacion propagandë" |
Dënimi: | 19 vjet e 6 muaj Burg |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu nr.7 Durrës - nga viti 1958 ne vitin 1967 |
Burgu: | Burgu i madh i Tiranës - nga viti 1978 ne vitin 1987 |
Isahak Toros Shahnaian lindur më 01.11.1934 Durrës. I dënuar politik për tentativë arratisje dhe për agjitacion propagandë. Ka bërë gjithsej 19 vjet e 6 muaj burgim. Gjatë 19 viteve të burgut nga viti 1952 deri 22-03- 1953 është dënuar edhe me punë të detyrueshme. Nga viti 1958 deri 13-06- 1967 është dënuar nga Burgu Durrësit në atë të Tiranës dhe prej këtej në Kampin e Rinasit. Nga viti 1978 deri 01.08.1987 dërgohet nga burgu Durrësit në atë të Tiranës, prej këtej në Burgun e Ballshit.
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin “Martir i Demokracisë” , Isahak Toros Shahnaian (pas vdekjes).
Kreu i Shtetit i akordoi këtë Titull me motivacionin: "Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian. Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës. Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë, për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Kemi ende shumë për të bërë si shoqëri, për rivlerësimin dhe rikuperimin shpirtëror, kulturor, por edhe ekonomik dhe financiar të kësaj shtrese, në mënyrë që edhe shpirti i viktimave të pafajshme të gjejë paqen në përjetësi, por edhe që krimet dhe terrori që përjetuam për dekada kurrë më të mos lejohet të përsëritet mbi këtë tokë."