| Isa Mena | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isa Mena |
| Atësia: | Hakik |
| Vendlindja: | Fushë-Lurë |
| Vendbanimi: | Dibër |
| Datëlindja: | 1923 |
| Datë Vdekja: | 14/5/1961 |
| Vënd Vdekja: | Mali i Korabit |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Pjesëmarrës në grupe të armatosur, strehim dhe furnizim diversantësh" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 332 |
| Data e Vendimit: | 27/9/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi më 1923, në Fushë-Lurë. Me vendim nr. 332, datë 27 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor "si pjesëmarrës në grupe të armatosur" dhe për "strehim dhe furnizim diversantësh" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të palujtshme dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë.
Vëllai i tij ndërroi jetë në burg dhe disa anëtarë të fisit u dënuan dhe ekzekutuan.
U vra nga forcat e kufirit, më 14 maj të vitit 1961 kur ishte duke u arratisur.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 285
