| Isa Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Isa Hoxha |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Hotolisht, Librazhd |
| Vendbanimi: | Librazhd |
| Datëlindja: | 1914 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 14 |
| Data e Vendimit: | 16/7/1960 |
| Gjykata: | Gjykata Elbasan |
Lindi më 1914, në Hotolisht, Librazhd. Sipas revistës Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, Isa Hoxha mbaroi studimet në universitetin e Az’harit, Kairo Egjipt.
Më 16 korrik 1960, me vendim nr. 14, Gjykata Elbasan e dënoi “se ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, me 10 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 258.
