| Irmgard Tennius | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Irmgard Tennius |
| Atësia: | Frederik |
| Vendlindja: | Berlin, Gjermani |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/9/1944 |
| Akuza: | Agjente e Gestapos |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Prokurori: | Skënder Kosova |
| Vendimi: | Nr.402 |
| Data e Vendimit: | 21/10/1945 |
| Gjykatësi: | Irakli Bozo |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Shtetase gjermane. Kishte ardhur të punonte si sekretare e një shoqërie të huaj vajrash në Tiranë. U arrestua në 5 ose 6 shtator 1944 në Kukës rrugës për në Prizren.
Në vitin 1945 u dënua me 2 vjet burg me akuzën e paprovuar se ishte agjente e Gestapos, të cilën e mohoi.
Pas lirimit nga burgu, u internua. Si vend internimi i saj është i dokumentuar kampi i Valiasit te fabrika e tullave.
U riatdhesua më 17.1.1954 bashkë me shoqen me të cilën u arrestua dhe u dënua, Erna Schubert.
Burimi: https://kujto.al/1953-kampi-fabrikes-se-tullave-ne-tirane-dhe-dy-gjermanet-e-internuara/
