| Irfete Krasniqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Irfete Krasniqi |
| Atësia: | Mersin |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1936 |
U lind në vitin 1936, në Tiranë. Me vendim të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, të datës 8 korrik 1977, u internua nga Tirana në fshatin Vrap të Tiranës për 14 vjet kohë. Ishte bashkëshortja e Bajram Kovaçit, ish-partizanit, ish-oficerit, gazetarit ushtarak dhe autorit të disa librave, i cili u dënua dy herë nga regjimi komunist. Pas dënimit të tij të dytë, bashkëshortja me dy fëmijët e vegjël u internuan. Djali i tyre i madh, Dashamir Kovaçi, gjithashtu u dënua dhe u ridënua për motive politike.
Burimi: F. 1, V. 2014, D. 14, f. 146-147; Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi VI, Intervistoi Luljeta Lleshanaku, ISKK, Tiranë 2020; Intervistë nga Afrim Imaj, Gazeta Panorama, 19/03/2009
