| Irfan Muço | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Irfan Muço |
| Vendlindja: | Pogradec |
| Vendbanimi: | Pogradec |
| Datëlindja: | 1930 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
Lindi në Pogradec, në vitin 1930. U arrestua më 14 nëntor 1966, dhe me vendim nr. 28, datë 28 shtator 1966, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 386
