| Frano Gjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Frano Gjini |
| Atësia: | Pjetër |
| Datë Vdekja: | 11/3/1948 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 15/11/1946 |
| Prokurori: | Namik Qemali |
| Gjykatësi: | Misto Bllaca, Anastas Koroveshi, Xhemal Bejtja |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 11/3/1948 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Regjimi |
Frano Gjini lindi në familjen e Pjetër (Tuke) dhe Drande Gjini. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër në kolegjin Saverjan të etërve Jezuit ndërsa studimet e larta për Filozofi dhe Teologji i kreu në Romë, Itali, ku u shugurua meshtar.
Kleriku Gjini shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë, Durrës ku edhe u shugurua ipeshkev ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës. Gjatë kësaj kohe Frano Gjini përvetësoi disa gjuhë dhe predikonte fenë në këtë mjedis në moton "Fe Atdhe". Më 1945 Selia e Shejtë e emeron Zëvendës delegat Apostolik në vend të delegatit Apostolik Leone Nigris. Gjatë kësaj kohe ai mbronte interesat e komunitetit katolik shqiptar në Shqipëri e cila qeverisej nga komunistët.
Për veprimtarinë e tij Fratel Gjini arrestohet më 15 nëntor 1946 me akuzat a.) Agjent i Vatikanit dhe i Anglo-Amerianëve dhe b.) Bashkëpunëtor me një grup klerikësh Françeskanesh si At Mati Prennushi, At Çiprian Nika etj. që kishin ndermarre futjen ne kishen Françeskane e mëfsheh ”armë” me qëllim për të organizuar kryengritje ndaj regjimit.
Frano Gjini akuzat e ngritura nga regjimi nuk i pranoi dhe më 11 mars 1948 pas 16 muaj hetuesie ai pushkatohet.
