| Imer Ndregjoni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Imer Ndregjoni |
| Vendlindja: | Dibër |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1947 |
| Akuza: | "Armik i popullit" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 1949 |
Ushtarak, organizator i çetave nacionaliste. Lindi në Dibër, më 1920. Shërbeu në Gardën Mbretërore. Luftoi kundër italianëve që më 7 prill 1939, me Abaz Kupin. U arrestua më 1947, por u lirua dy vjet më vonë, më 1949. Më 15 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 7 vjet burg, të cilat i vuajti në kampin e Maliqit dhe Bedenit. U lirua më 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 48
