Lindur në fshatin Burim e banues në Vojaikë të Rrethit Dibër. U arrestua më 15.8.1983. U akuzua për tentativë arratisjeje. Më parë, në vitin 1968 ishte dënuar për moskallëzim krimi me 5 vjet heqje lirie. Pas daljes nga burgu i parë, ishte dërguar specialist murator në Laç, por prej andej ishte larguar në maj 1983. Pas largimit nga puna kish punuar murator privat.

Më 14.8.1983, duke përfituar nga një ftesë për dasmë, duke pasur një pincë dhe një thikë me vete, niset drejt kufirit në fshatin Bllatë e Poshtme, në vendin e quajtur Reshan. Arrin të kalojë klonin, por kur ishte vetëm 30 metra larg kufirit, kapet nga njësiti i përbërë nga tre ushtarë kufiri dhe dorëzohet në Degën e Punëve të Brendshme.

Gjykata e Rrethit Dibër, me vendimin nr.89, datë 28.9.1983, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.  

U lirua më 7.8.1990 nga Reparti nr.325 Tiranë, me dekretin nr.7402, datë 31.7.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.