Ilir Spahiu ishte i biri i Lutfi Mahmut Spahiut dhe Xhevahires nga fshati Kolesjan, Kukës — familje e njohur për përpjekjet e tyre për liri dhe përballjen me regjimin komunist në Shqipëri. Lindi në vitin 1939 në Kolesjan të krahinës së Lumës, rrethi i Kukësit. I ati, Lutfi Spahia u arratis në Jugosllavi rreth vitit 1948 dhe më pas jetoi në Paris, për shkak të kundërshtive ideologjike me regjimin komunist. Pas arratisjes së babait të tij, Iliri, së bashku me nënën, Xhevahiren dhe gjyshen, Xhemilen, u përballën me një radhë internimesh politike nga regjimi komunist. Familja e tyre u mor me forcë nga vendlindja dhe u internua në kampet e Tepelenës, Porto Palmeros dhe më pas në Savër e Rrapëz të Lushnjës. Ky kalvar i internimeve zgjati deri në vitin 1990, kur u liruan pas ndryshimeve politike në Shqipëri.

Burimi: Familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.