| Ilija Mastakuli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ilija Mastakuli |
| Vendlindja: | Leshnicë , Sarandë |
| Vendbanimi: | Sarandë |
| Datëlindja: | 2/5/1895 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 93 |
| Data e Vendimit: | 13/8/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Leshnicë të Sarandës, më 2 maj 1895. Me vendim nr. 93, datë 13 gusht 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie me punë të detyruar,konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe tëpaluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Me vendim nr. 445, datë 1 nëntor 1951, Gjykata e Lartëvendosi modifikim e vendimit, dhe e dënoipërfundimisht me 10 vjet privim lirie mepunë të detyrueshme, si dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 238
