| Ilia Vanko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ilia Vanko |
| Atësia: | Ligor |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1952 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/9/1984 |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Prokurori: | Bardhi Lako |
| Vendimi: | nr.213 |
| Data e Vendimit: | 10/11/1984 |
| Gjykatësi: | Lluka Zani |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Korçë |
| Data e Lirimit: | 15/8/1990 |
U arrestua në shtator 1984, bashkë me Eduard Rrushin, për tentativë arratisjeje. Ditën kur u arrestuan, u orvatën të bënin një arratisje nëpërmjet liqenit të Ohrit, me një kamerdare, por duke qenë shumë larg vijës së liqenit, pikërisht në zonën e qytetit, nuk mundën të kishin sukses. U dënua me 18 vjet heqje lirie, 5 vjet internim pas dënimit dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 15.8.1990, sipas dekretit nr.7412, datë 8.8.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor nga Reparti nr.327 Gjirokastër ku punonte në ndërtim banesash.
