Lindi më 1954, në Gjirokastër. Më 24 shkurt 1972, me vendim nr. 27, u dënua për «përgatitje për tu arratisur jashtë shtetit» me 3 vjet burg. Më 7 maj 1980, me vendim nr. 80, Gjykata Durrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për tu arratisur jashtë shtetit» me 11 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 24 korrik 1984, Gjykata e Beratit e dënoi për largim nga vendi i internimit, me një vit burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 354
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.