Ikbal Matja, e bija e Isuf Elezit, ishte martuar me Seit Matjan, i cili u pushkatua nga regjimi komunist në vitin 1945. Në atë kohë, atë e nxorën nga shtëpia me 5 fëmijët nga 10 vjeç në 9 muajsh dhe i sekuestruan gjithçka. Iu desh të kryente punë të rënda në bujqësi dhe ndërtim, për të rritur fëmijët, deri ditën kur u vjen urdhri për internim nga Tirana në Mavrovë të Vlorës, ku vazhdoi punën e rëndë, megjithëse kishte një dëmtim në këmbë nga puna në ndërtim.

Ashtu si fëmijët e saj, iu desh të përballej me pushime nga puna dhe demaskime për arsye se ishte bashkëshortja e "armikut".

Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi VI, Intervista me Suzana Matjan, Intervistoi: Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), Tiranë, 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.