Idhomene Kosturi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Idhomene Kosturi |
Vendlindja: | Korçë |
Datëlindja: | 1873 |
Datë Vdekja: | 5/11/1943 |
Ekzekutimi | |
Data Ekzekutimit: | 5/11/1943 |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Njësiti Guerril i Durrësit |
Veprimtar politik.Lindi më 1873, në Korçë. Studioi për histori në Boston SHBA dhe Gjermani. Komandante çete gjatë Luftës së Parë Botërore. Anëtar i komitetit Përparimi. Delegat i Kongresit të Durrësit 1918 dhe Lushnjes 1920. Zv/kryeministër i qeverisë së Lushnjes 1920. Kryeministër i Shqipërisë 1921, qeveri e përkohshme. Fanolist, jetoi në mergim shumë kohë. Deputet i Korçës 1943. Kryetar i Kuvendit Kushtetues Kombëtar Shqiptar 1943. Ky kuvend prishi marrëveshjen e bashkimit të Shqipërisë me Italinë, i riktheu Shqipërisë pavarësinë sipas statusit të 1928, shpalli botërisht asnjëanësinë e Shqipërisë në luftë. U vra më 5 nëntor 1943, nga njësiti guerril i Durrësit. Atentatori, Kol Laku, u arrestua më 24 shkurt 1944 dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi i Përhershëm Ushtarak.